Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujton policin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies, gjatë një sulmi nga një grup i uniformuar i serbëve në Bsanjskë të Zveçanit .
Ndërsa kujton rreshterin e policisë, Osmani thotë se “Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”.
“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë! “, shprehet presidentja Osmani.