Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi natën e kaluar, siç u njoftua nga kabineti i saj, në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, se Beogradi nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, transmeton Kosova Post.
Presidentja Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku ajo mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, u taku dhe bisedoi me përfaqësuesin e BE-së Josep Borrell, thuhet në njoftim.
“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani, shkruan Tanjug./Kosova Post/