Osmani: Mjaft më me dënime qesharake e me sistem të çalë të drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasësit mizorë të grave mund të ndalen vetëm nëse shoqëria bashkohet e rizgjohet kundër fenomenit, përcjell KosovaPost.

E para e vendit ka shkruar në “Facebook”,  për vrasjen e një 21-vjeçareje në Ferizaj, për të cilin rast u arrestua si i dyshuar ish-bashkëshorti. Osmani ka bërë thirrje që të ashpërsohen dënimet.

“Edhe një burrë që vranë një grua! Sërish femicid! Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyrë të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm. Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë.   Ngushëllime të sinqerta familjes! Dënim maksimal për vrasësin!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika