Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka vizituar gjatë të mërkurës Kompleksin Memorial në Koshare, përcjell Kosova Post.
Kështu bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook.
Ajo këtë vizitë e bëri bashkë me bashkëpunëtorët e saj, përfshirë këtu edhe kandidaten për deputete, Donika Gërvalla.
“Bashkë me Donikën, e me disa bashkëluftëtarë të tyre si dhe me veprimtarë të tjerë, nderuam kujtimin për heronjtë që e bën të mundshme lirinë tonë! I përjetshëm kujtimi për ta”, shkruan Osmani.