Vjosa Osmani ka shpalosur detaje të reja rreth hetimeve mbi ngjarjet e sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.
Në një intervistë për prestigjiozen gjermane Die Welt, presidentja ka treguar në detaje për të gjitha ato organet e rendit në Kosovë gjetën si dëshmi, pas ikjes së terroristëve nga Manastiri i Banjskës.
Ajo tha se Beogradi përveç me propagandë e operacione hibride, po dëshmohet se ka lejuar trajnimin e grupet terroriste në bazat ushtarake serbe.
“Serbia ka punuar gjatë për një plan ushtarak për aneksimin e veriut të Kosovës ashtu siç ndodhi me Ukrainën. Sulmuesve iu dha armatim që i takon ushtrisë serbe. Kishin uniforma ushtarake pa asnjë shenjë në të”, ka thënë presidentja Osmani.
Ajo thotë se nga ato çka lanë ata pas si dëshmi ditën kur ikën nga vendi ky e kryen sulmin terrorist u gjetën shumë gjëra, përfshirë armatim e harta.
























