Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë

Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca nisi me himnin shtetëror, teksa të pranishëm janë mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike. Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve në përvjetorin e 16-të të shtetësisë ka theksuar se 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike.

“…është reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja e harmonia janë thelbësore për suksesin tonë. Republika jonë po konsolidohet  çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e vet në botë”, ka theksuar Osmani.

Ajo tutje theksoi se për qytetarët e Kosovës të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal.

“Ky ideal i rrëmbeu zemrat, e shumë herë edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, të nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, të cilët dhanë shumë për këtë tokë dhe e mbajtën ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E ne do ta shpjermë tutje sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, ka nënvizuar Osmani.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika