Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Sipas komunikatës, gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimet e fundit në vend si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.
Bëhet e ditur se Osmani ka theksuar se Serbia po vazhdon që me qasjen selektive të pamundësojë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
“Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Ajo gjithashtu theksoi se propozimi për draftstatutin e Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
Derisa Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut.