Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kësaj radhe takimi ishte në suazat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, transmeton KosovaPost.
Ndërsa përmes një postimi në Facebook, e para e vendit shprehet se takimet me Ergodanin janë gjithmonë të mirëpritura, e Turqia është shtet mik e aleat i Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani