Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.
Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe më pas do të ketë konferencë për media, njofton Presidenca.
Ministri turk do të takohet edhe me homologun kosovar, Armend Mehaj.