Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar vajzat e Kombëtares U18 në henboll të cilat e dërguan Kosovën në Kampionatin Botëror, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në “X”, Osmani tha se vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë.
“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve Federatës së Hendbollit për kualifikimin në Kampionatin Botëror. “, ka shkruar presidentja Osmani.
“Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë!”, përfundoi ajo.