Ajo ka votuar në Fakultetin Teknik e shoqëruar edhe nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.
Osmani i ka porositur qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
“Ju falënderoj që jeni prezent dhe po e përcillini një proces tejet të rëndësishëm për jetën e qytetarëve tonë. Prandaj, i ftoj të gjithë që në numër sa më të madh, në këtë proces zgjedhor ta dëshmojnë sërish se qytetarët e Kosovës janë ata që mundësojnë dhe mbrojnë çdo proces demokratik”.