LDK ka mbajtur një mbledhje me simpatizantët e tyre në Ferizaj.
E nga fotografitë e publikuara nga kryeministri Hoti, shihen persona të grmbulluar pa distancë e vetëm disa nga ta mbajnë maska, përcjellë Kosova Post.
Disa persona vërehen me maska në fytyrë por që nuk i mbajnë sipas udhëzimeve të IKSHPK.
“Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton”, shkruan Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Në Ferizaj, ndryshe në qytetin e zhvillimit, u pritëm ngrohtësisht nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.
LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij.
Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton.