Pacolli jep ‘sihariq’ për anëtarësimin në Interpol

Pacolli jep ‘sihariq’ për anëtarësimin në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova është rikonfirmuar në agjendë për tu anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare INTERPOL.

Pacolli përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova mori mbështetje me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

“Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, ka shkruar ai,

INTERPOL-i është organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin në mes të policive për çështjet kriminale.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra