Në janar vazhdojnë gjykimet për krime lufte në Beograd, mes të tjerash edhe për krimet e bëra në Kosovë. Para Tribunalit të Hagës janë dënuar disa liderë serbë, kurse në Beograd janë dhënë 15 dënime për krime në Kosovë.
„Një rrugë në Novi Sad këto ditë është emëruar me emrin e një të riu nga Trebinja, i cili gjatë luftës ka mbrojtur fqinjin e tij të një nacionaliteti tjetër dhe këtë e ka paguar me jetë. Në Suharekë nuk ka pasur guxim të tillë. Përkundrazi, kërkesat për mëshirë kanë marrë përgjigje me një plumb. Pjesëtarët e shtetit të Serbisë i kanë vrarë pa mëshirë njerëzit e pafajshëm. (…) humaniteti është një aftësi dhe gatishmëri për të ndihmuar të tjerët. Nuk ekziston humanizëm shqiptar apo serb – ai është një vlerë universale. Këto krime janë bërë nga urrejtja. Nga botëkuptimet e mbrapshta të interesave nacionale, të shoqëruara nga dëshira për të plaçkitur dhe me përdorimin e dhunës brutale. Ata që i kanë bërë këto krime kanë qenë rob të kësaj urrejtjeje”.
Gjyqi i Suharekës
Kjo është një pjesë e fjalës përmbyllëse të Zëvendësprokurorit të Serbisë për Krime lufte, Mioljub Vitoroviq, në procesin për Suharekën, i cili ka përfunduar në vitin 2011 në Beograd. Në rigjykim, Radojko Repanoviq u dënua me 20 vjet burg, sepse u vërtetua që më 26 Mars 1999, si komandant i OPU Suharekë, ai urdhëroi anëtarët e njësisë së tij të vrisnin civilë shqiptarë në qytet dhe më pas të varrosnin trupat e 48 anëtarëve të familjes Berisha, në një varr masiv pranë fshatrave Lubizhdë dhe Krushë, shkruan DW.
Në Prill të të njëjtit vit, me urdhër të Vlastimir Gjorgjeviqit, eshtrat e civilëve shqiptarë u zhvarrosën dhe ato u gjetën më vonë në një varrezë masive në Batajnicë, në Beograd.
Radojko Repanoviq u gjykua dy herë sepse Gjykata e Apelit e ka kthyer procedurën kundër tij në rigjykim pas vendimit të shkallës së parë në vitin 2010, ndërsa e konfirmoi vendimin me të cilin autorët e drejtpërdrejtë të kësaj vepre u dënuan me burgim midis 13 dhe 20 vjet.
Që në shkallën e parë, Radoslav Mitroviq u lirua nga të gjitha akuzat, personi më i lartë që akuzohej në këtë rast dhe i cili mbi vete kishte në strukturën komanduese vetëm eprorin Sreten Lukiq. Lukiq është dënuar në Tribunalin e Hagës për vrasje, dëbime dhe përndjekje të popullsisë civile shqiptare.
Vendimi për Suharekën është një nga pesëmbëdhjetë vendimet e formës së prerë për krime në Kosovë, të shqiptuara nga gjykatat në Serbi. Në mesin e këtyre vendimeve është edhe vendimi për krimin në Trnje, i cili liroi Pavle Gavriloviqin nga të gjitha akuzat. Sipas aktakuzës, ai si komandant i brigadës së motorizuar të Korpusit të Prishtinës, urdhëroi vrasjen e civilëve në fshatin Trnje, ku u vranë të paktën 31 banorë të këtij fshati.
Në të njëjtin proces është dënuar ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave (VJ) Rajko Kozlina, me 15 vjet burg, për pjesëmarrje në vrasjen e 15 civilëve shqiptarë.
Por Kozlina nuk përfundoi në burg – pasi vendimi i formës së prerë u mor në dhjetor 2019, e ai nuk u paraqit për të vuajtur dënimin e tij me burg. Lajmi se ai është arratisur nga Serbia u botua për herë të parë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Ndërsa shërbimi i rregullt ushtarak, Kozlinit i është ndërprerë në mars të vitit të kaluar, që është në kundërshtim me rregullat ligjore, sepse ai është dashur të pushohet nga puna në momentin kur është konfirmuar aktakuza kundër tij.
Podujeva
Në vitin 2018, Gjykata e Lartë në Beograd e ka dënuar ish-anëtarin e njësisë “Škorpioni”, Sasa Cvjetan, me 20 vjet burg. Por ai u la i lirë me kusht, pasi vuajti dy të tretat e dënimit. Ky është epilogu i gjyqit për krimin në Podujevë, ku anëtarët e “Škorpioni-t” kanë vrarë 14 civilë në oborrin e shtëpisë së familjes Gashi, në mars të vitit 1999. Shtatë prej viktimave ishin të mitur. Përveç Cvjetanit, katër anëtarë të tjerë të “Škorpioni” u dënuan me 14 deri në 20 vjet burg.
Zëvendësprokurori i Gjykatës për krime lufte tha në fjalën e tij përfundimtare, se gjykata nuk duhet të ketë keqardhje – “jo vetëm për shkak të krimeve të tmerrshme, por edhe për faktin se askush nga të pandehurit nuk kishte guximin të thoshte para kombit të vet, por as para kombit të viktimave se çfarë ka ndodhur. Ndërsa ata që kanë publikuar këto të dhëna janë quajtur tradhtarë”.
Lirimet e të akuzuarve
Para gjykatave serbe janë marrë edhe shumë vendime, ku të akuzuarit për krime në Kosovë janë shpallur të pafajshëm. Anëtarët e grupit të Gjilanit u liruan. Në këtë aktakuzë 17 ish-anëtarë të UÇK-së janë akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e 80 personave, kryesisht serbë, por edhe civilë romë dhe shqiptarë në 1999. Ata u akuzuan gjithashtu për ndalim të paligjshëm, abuzim dhe përdhunim. Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e tyre ka zgjuar vëmendje të madhe mediatike në Serbi. Pas një artikulli në gazetën “Politika”, gjykata u detyrua të lëshojë një deklaratë, ku shpjegoi se aktakuza bazohej vetëm në pohimet e një dëshmitari dhe se kjo dëshmi ishte prova e vetme në këtë proces.
Me vendim gjyqësor janë liruar edhe ish-anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Milos Stojanoviq, të cilët akuzoheshin për ndihmë në vrasjen e Agron (23), Mehmet (21) dhe Ylli Bytyqit (25). Personat e akuzuar u gjetën nga gjykata si të pafajshëm.
Megjithëse ish-kryeprokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviq deklaroi më shumë se gjashtë vjet më parë se vrasja e vëllezërve Bytyqi ishte një krim i shtetit dhe se Aleksandar Vuçiq, atëherë kryeministër i Serbisë, “mobilizoi të gjithë ministrat, organizatat dhe individët kompetentë që mund të ndihmojnë Prokurorinë për krime lufte dhe kërkoi nga Ministria e Brendshme që të zgjidhë këtë krim dramatik”, vrasja e vëllezërve Bytyqi ka mbetur e pazbardhur deri më sot.
Dhjetë vjet gjykim
Akatakuza e parë për krime e bëra në fshatrat Qushkë, Zahaq, Pavjan dhe Lubeniq në afërsi të Pejës, – ku sipas prokurorit, 11 anëtarë të formacionit paraushtarak “Çakallët” kryen krime kundër më shumë se 120 civilëve shqiptarë në vitin 1999,- është ngritur para dhjetë vitesh, por ende nuk ka një ndonjë vendim të prerë.
Disa nga të akuzuarit u identifikuan nga përfaqësuesit e Human Rights Watch (HRW) në 1999. Vendimi i shkallës së parë u dha më shumë se 15 vjet më vonë. Por Gjykata e Apelit e anuloi këtë vendim dhe e ktheu çështjen për rigjykim. As gjashtë vjet më vonë, ky proces nuk ka përfunduar.
Dënimet në Hagë
Sllobodan Millosheviqi dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë janë gjykuar për krime në Kosovë para Tribunalit të Hagës. Ish-presidenti i Serbisë Millosheviq vdiq gjatë procesit, vetëm disa ditë para kumtimit të vendimit të Tribunalit. Por në vendimet kundër Nikolla Shainoviqit dhe në procesin e Gjorgjeviqit është përmendur edhe Millosheviqi si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Zëvendëskryeminisri Nikolla Shainoviq, komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq dhe shefi i njësive të Ministrisë së Brendshme serbe në Kosovë, Sreten Llukiq janë shpallur fajtorë për deportim, vrasje dhe persekutim. Ata janë dënuar me 15 deri 22 vjet burg.
Komadanti i Korpusit të Prishtinës në Ushtrinë Jugosllave, Vlladimir Llazareviq është shpallur fajtor dhe është dënuar për deportim dhe zhvendosje të dhunshme me 14 vjet burg.
Pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, ish-ministri i Brendshëm serb, Vlastimir Gjorgjeviq u dënua me 18 vjet burg.
Ish-shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë së UJ Dragolub Ojdaniq është dënuar me 15 vjet burg – për ndihmë në dëbime dhe zhvendosjen me forcë të shqiptarëve të Kosovës.
Në Hagë u gjykua edhe një prej ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj, por që u lirua nga akuzat për krime lufte. Haradinaj në sallën e gjyqit, 29 nëntor 2012
Pjesëtarët e UÇK
Në Hagë është gjykuar edhe një prej ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj me dy bashkëpunëtorë të tij. Ata u liruan nga akuzat për krime lufte në Kosovë, sepse gjykata nuk provoi lidhjen midis tyre dhe autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve. Në Beograd thuhet se “Prokuroria ishte e pafuqishme, sepse disa nga dëshmitarët u vranë gjatë gjykimit”, por edhe për shkak të besueshmërisë së diskutueshme të provave të marra nga Serbia. Gazetari i së përjavshmes “Vreme”, Dejan Anastasijeviq, thoshte se një nga provat kryesore për mbrojtjen e anëtarëve të UÇK-së ishte “Libri i Bardhë mbi Terrorizmin Shqiptar dhe Krimin e Organizuar në Kosovë dhe Metohi”, të botuar nga Qeveria e Serbisë.
Njësitë e UÇK-së vepruan pa koordinim të ndërsjellë gjatë konfliktit në Kosovë, thuhet në këtë libër. Avokatët e Ramush Haradinajt iu referuan pozicionit zyrtar të Serbisë, thuhet në një tekst të botuar në “Vreme” në vitin 2012.
Nuk ka përgjegjësi komanduese
Asnjë anëtar i rangut të lartë të Ushtrisë dhe Policisë serbe nuk është gjykuar kurrë para gjykatave në Beograd. Që nga viti 2012, Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur 11 kallëzime penale në Prokurorinë për krime në Kosovë, kryesisht kundër anëtarëve të rangut të lartë të ushtrisë dhe policisë.
Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës 125 të Motorizuar të UJ, është i vetmi anëtar i nivelit të lartë i Ushtrisë Jugosllave kundër të cilit Prokuroria ka zhvilluar hetime, por edhe këto hetime janë ndërprerë në vitin 2017.