Kina ka ratifikuar një traktat ekstradimi me Serbinë, i cili do të mundësojë ekstradimin e personave të kërkuar që gjenden në territorin e vendit tjetër, duke zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Megjithatë, marrëveshja ende duhet të miratohet nga parlamenti serb.
Sipas agjencisë Reuters, ekzistojnë shqetësime serioze për të drejtat e njeriut dhe rrezikun që ky traktat të përdoret për raste me prapavijë politike, transmeton Rruga Press.
Miratimi zyrtar nga organi më i lartë ligjvënës i Kinës vjen një vit pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan 29 dokumente, përfshirë edhe traktatin e ekstradimit.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Kina ka qenë investitori më i madh në Serbi që prej vitit 2020 dhe se ka rritur investimet e saj 30 herë gjatë dekadës së fundit.


























