Një Qendër Tregtare në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët rreth orës 14:40, të kësaj të hëne.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe pamje nga zjarri, ku qytetarët përdorin strukturën e jashtme prej hekuri për të lënë godinën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, që po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Promo


























