Mesfushori i Kroacisë dhe Romës, Ante Coric ka kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me motrën e futbollistit shqiptar Herdi Prenga.
Çifti u zotua për besnikërinë e tyre të përjetshme në kishën e Shën Jeronimit pranë stadiumit Maksimir dhe ceremonia vazhdoi në hotel Westin me një koncert të grupit Tarapana.
Hyrja e çiftit në ceremoninë festive u shoqërua me flamujt e të dy shteteve, atë shqiptar dhe atë kroat të cilët u valvitën gjatë vallëzimit të tyre.
Sara Prenga është diplomuar në shkenca politike dhe master në marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri kombëtare. Ajo është në një lidhje me Ćoricin që nga ditët e tij te Dinamo.
Ante mbërriti në Zagreb në vitin 2013 nga Akademia e Salzburgut dhe në vitin 2018 kaloi te Roma për gjashtë milionë euro. Ai ka edhe një vit kontratë me italianët.