Egjipti shprehu shqetësimin e tij të thellë pasi Irani lëshoi drone drejt Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë të shtunën.
Deklarata bëri thirrje për ushtrimin e “përmbajtjes maksimale për të kursyer rajonin dhe popullin e tij më shumë destabilitet dhe tension”.
“Egjipti konsideron se përshkallëzimi i rrezikshëm që po përjeton arena iraniane/izraelite nuk është gjë tjetër veçse një rezultat i drejtpërdrejtë i asaj për të cilën Egjipti ka paralajmëruar vazhdimisht, në lidhje me rreziqet e zgjerimit të konfliktit në rajon si rezultat i luftës izraelite në Rripin e Gazës, dhe veprimet provokuese ushtarake që po ushtrohen në rajon”, thuhet në deklaratë.
Ministria theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me “të gjitha palët e interesuara në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të ndaluar përshkallëzimin”.