Rusia ka lëshuar “në total më shumë se 160 raketa për sulme ajrore”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Shumica e raketave janë “raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”, por sulmet totale ajrore përfshijnë “përzierje raketash me rreze të mesme veprimi si dhe raketa lundrimi”, tha zyrtari