Në disa pamje të siguruara nga New York Times shihen disa civilë ukrainas në Bucha të Kievit teksa urdhërohen nga ushtarët rusë që të ecin me duar në kokë ose duke u mbajtur për njëri-tjetrin.
Siç raporton New York Times, këta burra shihen për herë të fundit të gjallë, ndërsa videot janë marrë nga një kamerë sigurie dhe një dëshmitar që ishte fshehur në një shtëpi.
Kujtojmë se vrasjet e civilëve në Bucha u cilësua si masakër nga liderë botëror, përfshirë këtu edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.