Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar me një postim në rrjete sociale për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë, raporton KosovaPost.
Sipas Pandeli Majkos, Serbia po kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 e që këtë e ka humbur në Gjykatën Ndërkombëtare.
Tutje, ish-kryeministri ka shtuar se Serbia duhet të shpetojë nga vetja.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.
Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.
Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet./KosovaPost/