Ndërtesa në Podgoricë, ku ndodhet Gjykata e Lartë, e Apelit, e Lartë dhe ajo Kushtetuese, si dhe ndërtesa e Gjykatës Themelore në Podgoricë, janë evakuuar për shkak të raportimeve për bomba të vendosura, transmeton Kosova Post
Punonjësit janë evakuuar, ndërsa policia po kontrollon ambientet.
RTCG raporton se kjo nuk është hera e parë që gjykatat evakuohen për shkak të raportimeve për mjete shpërthyese.
Kallëzimet që rezultuan të rreme kanë mbërritur në e-mailet e gjykatave edhe njëzet ditë më parë.