Zelensky në Podgoricë më 15 maj, nënshkruan marrëveshje sigurie

RTKlive ka pyetur presidencën malazeze për të konfirmuar vizitën, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Ndërsa siq raporton ‘Dana” gjatë vizitës, të dy udhëheqësit do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe sigurie, brenda kuadrit më të gjerë të bashkëpunimit midis Ukrainës dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Është një dokument që ndjek modelin e marrëveshjeve të sigurisë që Ukraina ka lidhur tashmë me disa vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është të ofrojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përmes ndihmës ushtarake, trajnimit, bashkëpunimit të inteligjencës dhe forcimit të qëndrueshmërisë së vendit që përballet me luftën me Rusinë.

Me këtë akt, Mali i Zi do të konfirmojë mbështetjen e tij të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe do t’i bashkohet grupit të anëtarëve të NATO-s që kanë ndërmarrë tashmë angazhime sipas deklaratës së përbashkët të korrikut 2023.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish