Paqueta mori kartonin e verdhë më të çuditshëm ndonjëherë, ndëshkohet nga gjyqtari vetëm se tentoi një driblim (Video)

Mesfushori i Lyonit, Lucas Paqueta ka marrë njërin nga kartonët e verdhë më të rrallë dhe më të çuditshëm ndonjëherë gjatë ndeshjes ndaj Troyesit.

Lyoni ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Troyes në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligue 1.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Xherdan Shaqiri (48’), Emerson Palmieri (72’) dhe Lucas Paqueta (87’).

Ylli brazilian, Paqueta, përveçse shënoi golin e tretë dhe të sigurisë për vendasit ishte në formë të lartë.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për të pasi u ndëshkua me të verdhë në minutat shtesë.

Paqueta tentoi një driblim në stilin ‘rainbow flick’ apo ‘stilin ylber’ duke ia kaluar topin me kokë kundërshtarit dhe për këtë u ndëshkua.

Arsyeja e gjyqtares Stephanie Frappart që e ndëshkoi brazilianin ishte se ai tentoi ta përulte apo poshtëronte atë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika