Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të dielën lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ia caktuar nga 30 ditë paraburgim të pandehurve A.K, D.H, për ndihmë që iu kishte dhënë disa të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
“Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale, Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e GJTP.
Po ashtu edhe i pandehurit tjetër D.H akuzohet me të njëjtën vepër penale: “Importi, eksporti, furnizmi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe veprën penale; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjyqtari i procedurës paraprake thuhet se ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe D.H. “Paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe A.K dhe D.H 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, Gjykata thotë se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.