Të konsumoni paracetomol sot kur jeni i sëmurë duket të jetë e zakonshme, sidomos në Kosovë, por ndikimet e këtyre barërave janë shumë të mëdha me efekte anësore të cilat ndikojnë keq në mëlçi, shkruan KosovaPost.
Për dhimbje koke ose dhëmbi, shumë përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si paracetamoli. Por ky ilaç jo vetëm pakëson dhimbjen, por, siç është zbuluar tashmë, ndikon edhe në psikikën.
Paracetamoli nuk është aspak i padëmshëm, sipas Gerhard Mueller-Schwefe nga Qendra Goppingen për Mjekësinë Paliative.
“Paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë, gjë që është veçanërisht e rrezikshme te fëmijët që e kanë të lehtë të tejkalojnë dozën e lejuar ditore”, tha ai. “Mbidoza mund të çojë shpejt në dështim të mëlçisë nga organizmat që nxisin një përgjigje imune. Kjo çon në inflamacion të mëlçisë dhe sa më shumë qeliza në mëlçi të shkatërrohen përmes këtij procesi, aq më dramatike është situata”, thotë ai.
Paracetamoli gjithashtu mund të bëhet i varur me kalimin e kohës. “Për një kohë të gjatë nuk dihej që paracetamoli vepron në sistemin nervor qendror, pra në tru dhe në palcën kurrizore, ku ilaçi ndikon në sistemin përgjegjës për kontrollin e dhimbjes”, thotë Mueller-Schwefe.
Në të njëjtën kohë, trupi ynë ka qetësuesit e vet. Një prej tyre është endorfina, deri diku e ngjashme me morfinën, të cilën trupi e prodhon vetëm dhe që mund të shtypë dhimbjen në kohë krize. Paracetamoli vepron duke “bllokuar” receptorët e dhimbjes dhe në këtë mënyrë redukton ndjesinë e dhimbjes.