Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njofton se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga 4 prilli deri më 10 prill, përcjell KosovaPost.
Në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe sipas njoftimit për media, palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.
Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.
Deri më tash, komente në ZRRE kanë dërguar 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit.