Tre persona janë arrestuar në fshatin Novakë të Prizrenit për prezantim të rremë.
Ata janë shtirur si pjesëtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.