Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK-së, sot do të ketë mot kryesisht të vranët, por dhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezent.
Po ashtu parashihen rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.