Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë sidomos në mesditë, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë, lokalisht me ngrica të dobëta.
Mund të ketë edhe mjegull në disa lugina dhe ultësira.Dita stabile, me shumë diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperatura maksimale mund të shkojë deri në 16 apo 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në mesditë.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në shumë zona mjaft i freskët, lokalisht me ngrica të dobëta dhe mjegull. Dita stabile dhe me diell. Temperaturat në Shqipëri nga 17 deri në 24 gradë Celsius.
Edhe fundjava do të jetë me mot kryesisht me diell. Dallimi do të jetë e shtuna më e ngrohtë dhe e diela ndjeshëm më e ftohtë. Reshjet do të jenë krejtësisht të pakta dhe sporadike dhe atë vetëm aty-këtu në ndonjë rajon.
Një masë paksa më e ftohtë ajrore do të afrohet direkt nga lindja në drejtim të Kosovës dhe do të fillojë të depërtojë të dielën. Kjo masë ajrore nuk do të ndryshojë shumë motin në aspektin gjeopotencial, por do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave, pra do të ndikojë në aspektin termik.