Policia e Kosovës njofton se dje (e mërkurë) është arrestuar një qytetar në Vushtrri pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 466 euro para kesh, që dyshohet se janë të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 466 € para kesh (monedha dhe kartëmonedha të ndryshme) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Po ashtu sipas policisë, dje në Prizren, zyrtari i një banke, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash, të pranuara në bankomat, janë hasur disa monedha dhe kartëmonedha në vlerë prej 746 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Sipas raportit, rasti është në procedurë hetimore.


























