Një zyrtar i lartë i Parlamentit Evropian ka kërcënuar të ndërpresë eksportet evropiane të lëndëve të para të vaksinës në Shtetet e Bashkuara nëse nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj për të dorëzuar vaksinën në bllok, transmeton Kosova Post.
“Ne po përjetojmë politika egoiste nga Shtetet e Bashkuara dhe në një farë mase nga Britania”, tha Manfred Weber, udhëheqësi i fraksionit të Partisë Popullore në Parlamentin Evropian, fraksioni më i madh në organin Evropian. Zyrtari i Parlamentit Evropian theksoi se nuk ishte e pranueshme për Bashkimin Evropian, për shembull, në prag të miratimit të vaksinës amerikane “Johnson & Johnson” të krijohen probleme për shpërndarjen e kësaj vaksine në Evropë, pasi produkt i kësaj vaksine është prodhuar në Hollandë dhe në Belgjikë.
Weber deklaroi se kur nuk ka asnjë garanci të qartë që dozat e kësaj vaksine të prodhuar do të kthehen në Evropë, atëherë nuk duhet të ketë licencë për të eksportuar lëndët e para të kësaj vaksine nga Evropa. Vendet evropiane, të cilat kishin shpresuar që prodhuesit amerikanë dhe britanikë do të prodhojnë vaksinën, kanë menduar njëri pas tjetrit të blejnë vaksinën nga vendet e tjera, të tilla si Rusia dhe Kina.