Hyrjen në Qeveri partia Alternativa e argumentoi me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në veçanti me procesin e integrimit evropian.
Zëdhënës i Partisë Alternativa, Orhan Murtezani, në një lidhje direkte me A2 CNN tha se tentativa ka qenë, për të pasur një shumicë qeveritare që Bullgaria të mos ketë alibi.
Alternativa do të ketë 3 ministra, me e rëndësishmja ajo e Shëndetësisë, dhe po kaq zv/ministra ne qeveri, si edhe rreth 40 drejtori.
Kryeministri Zaev, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e Alternativës, Gashi, foli edhe për çështjen me Bullgarinë. Ai vlerësoi se nëse nuk ka zgjidhje tani, nuk ka për t’u zgjidhur as në vitin 2022. Sipas tij, edhe Evropa vitin që vjen futet në një fazë tjetër me shumë probleme politike dhe zgjedhje parlamentare.
Vendimi i Alternativës për të hyrë në Qeveri është kritikuar nga Aleanca për Shqiptarët, e cila e ka akuzuar për shkeljen e marrëveshjes për bashkëpunim opozitar.