Pas aksidentit të ditës së shtunë në qendrën e skijimit në Brezovicë, brenda shtigjeve të skijimit, ku një motorr borë u aksidentua me një skiator, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Brezovicën.
Ai është takuar me kryetarin e komunës së Shtrpcës Dalibor Jevtic.
Gjithashtu, ai, është takuar edhe me komandatin e Policisë së Komunës së Shtërpcës, Dragan Stefanovic, ku folën për çështje të sigurisë dhe menaxhimit të ri të qendrës së skijimit!
Kjo pasi këtë sezon Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë nën menaxhim këtë qendër skijimi.
Sveçla është zotuar që mjetet motorike nuk do të operojnë më në qendrën e skijimit përveç atyre emergjente. Ai gjithashtu deklaroi se rrugët do të jenë të kalueshme.
Kjo për faktin se ditën e aksidentit, e që aksidente të tilla me motor borë në këtë zonë prej vitesh janë bërë problem për skijatorë e vizitorë, ekipet mjekësore janë vonuar për shkak të bllokimit të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve vend e pa vend!