Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në Twitter e ka përshëndetur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai e ka vlerësuar mënyrën e shpejtë të certifikimit nga ana e KQZ-së dhe ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejt, njofton Klan Kosova.
“Vlerësoj faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor ishte në gjendje të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se 1 muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti) të themelohen sa më shpejtë dhe të fillojnë punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, shkroi ai.