Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, është deklaruar pasi është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Rutte theksoi se Aleanca Veri-Atlantike do të mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive dhe ka potencuar se ka parasysh sfidat që ka përpara.
Ai shprehet mirënjohës për besimin që i është dhënë nga shtetet aleate, duke shtuar se mezi pret që ta marrë detyrën në tetor si pasardhës i Stoltenberg
“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur admirim të madh”, është shprehur Rutte.