Ndonëse sondazhet dhe exit-poll-et e nxirrnin diskutabile fitoren e Partisë Socialiste (PS), në Shqipëri, pas numërimit të plotë të votave, fitorja e saj është e pakontestueshme, shkruan Kosova Post.
Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duket që ka pritur një përballje më të denjë të partisë që dikur e ka udhëhequr vetë (Partisë Demokratike, PD), dhe socialistëve të Edi Ramës, megjithatë rezultatet e treguan të kundërtën.
Berisha e ka cilësuar fitoren e këtij të fundit si: fitore të drogës.
Ky është postimi i Berishës i cili mori shumë komente në Facebook:
Pas numërimit të plotë, PS ka grumbulluar 48.7% të votave, ndërsa PD 39.4%.