Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN. Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit.
Është e paqartë nëse Trump do t’u përgjigjet pyetjeve apo do të pohojë të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit gjatë dëshmisë pas dyerve të mbyllura.
Trump tha në një postim në Truth Social të mërkurën herët në mëngjes se ai do të “takohej” me James për atë që e cilësoi si një “vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA-së”!
“Kompania ime e madhe dhe unë, po sulmohemi nga të gjitha anët. Republika e Bananeve!”, shkroi Trump.
Deponimi vjen gjatë një jave të jashtëzakonshme ligjore për ish-Presidentin. Të hënën, FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në Mar-a-Lago , rezidenca e tij kryesore në Florida, në lidhje me një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Të martën, një gjykatë federale e apelit mohoi përpjekjen e tij të gjatë për të bllokuar një komitet të Dhomës së Përfaqësuesve nga marrja e deklaratave të tij tatimore.
Disa këshilltarë të Trump kanë mbrojtur idenë që ish-Presidenti t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pasqyrat e tij financiare nën betim, ndërsa të tjerë e kanë paralajmëruar atë të mos japë ndonjë përgjigje për shkak të rrezikut të mundshëm ligjor me të cilin mund të përballet.
Dy hetime penale po vazhdojnë: një për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje dhe një tjetër për krime të dyshuara financiare, raporton BBC.
Ndërkohë, një hetim politik po vazhdon rreth akuzave penale për rolin e tij në sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.
Ndërsa Trump mendon të rikandidojë për president në vitin 2024, këto rastet ligjore mund t’i japin fund ambicive të ish- presidentit.
Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë
Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai mori shumë dokumente me vete në resortin Mar-a-Lago në Florida.
Sipas ligjit të të dhënave presidenciale, marrja e dokumenteve zyrtare mund të përbëjë vepër penale.
Avokatja e tij, Christina Bobb, i tha NBC Neës se disa letra ishin sekuestruar, megjithatë FBI dhe departamenti i drejtësisë ende nuk kanë komentuar.
Në muajin shkurt, Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti me letra në Mar-a-Lago, të cilat Trumpi duhet t’i kishte dorëzuar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Agjencia më vonë i tha Kongresit se kutitë përfshinin artikuj të shënuar si “informacion i klasifikuar” të sigurisë kombëtare.
Por Trump pretendoi se qeveria nuk gjeti asgjë dhe se demokratët ishin thjesht në kërkim të mashtrimit të tyre të ardhshëm.
“Mbajtja e të dhënave u mundëson presidentëve të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në detyrë”, thotë historiani presidencial Lindsay Chervinsky.
Por zbatimi i aktit të Regjistrimeve Presidenciale është “i ndërlikuar”, thotë ajo, sepse ligji kërkon “vullnetin e mirë” të presidentëve për të ruajtur të dhënat e tyre.
6 janari në Capitol Hill
Trump akuzohet për nxitjen e një “kryengritjeje” kur mbështetësit plaçkitën ndërtesën e Kapitolit, ndërsa anëtarët e Kongresit certifikuan fitoren zgjedhore të Joe Biden më 6 janar të vitit 2021.
Për javë më parë, ai bëri pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore, të cilat i përsëriti në një tubim në National Mall në Uashington DC pak para trazirave.
Menjëherë pas kësaj, Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq politik në Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe mbështetësit shpallën fitoren. Por kjo nuk ishte fundi i saj.
Në korrik të vitit të kaluar, demokratë dhe disa politikanë republikanë formuan një komitet të 6 janarit, i cili po shqyrton në detaje veprimet e Trumpit. Ajo ka marrë mijëra komunikime të bëra nga dhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që hetimet po vijojnë ende.
Deri më tani, seancat dëgjimore publike të komitetit kanë gjeneruar një sërë akuzash, duke përfshirë dëshminë e ndihmësve dhe këshilltarëve të vetë Trumpit se ai e dinte se pretendimet për mashtrim zgjedhor ishin të pavërteta – dhe se hapat që po ndërmerr për të përmbysur rezultatet ishin të paligjshme.
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Totally Fake – The 35 Most Fake Reality Shows People Actually Believed Were Real
Articlesmansion
Old Woman (89) Is Denied Business Class – Then Flight Attendant Discovers Who She Really Is
Tip Parents
With this simple, 1-minute trick, your washing machine will be sparkling clean!
Women’s Method
A Truck Driver’s Salary in Canada Might Surprise You
Truck Driving Jobs Canada | Search ads
Zlatan Ibrahimovic’s wife is probably the most beautiful woman on Earth
bestfamilymag.com
Do You Speak English? Plumber Salaries in the US Might Amaze You
Plumbing Jobs in the US | Search Ads
Lini një Përgjigje
Koment *
Emër *
Kush janë presidentët e SHBA-së të hetuar nga FBI ndër vite
13:48 Bota
Europa do të zgjerojë vaksinimin kundër lisë së majmunit
13:33 Bota
FBI kontrolloi vilën e Trump në Florida, ish-agjenti: Dikush u dha informacione se atje ka dokumente
13:12 Bota 1 koment
“Krimea është e jona”, Zelensky: Lufta në Ukrainë mbyllet me çlirimin e gadishullit
12:08 Bota 1 koment
Britania e Madhe po përgatitet për një ndërprerje energjie në janar
11:38 Bota
Rusia kërcënon të lëshojë bomba nukleare në Britani dhe SHBA
10:39 Bota
27-vjeçarja italo-shqiptare vret veten në burg, letra prekëse e gjyqtarit që e dënoi: Është edhe faji im, dështova me të
10:27 Bota 2 komente
Brenda kampit të Olenivka-s ku dhjetëra ukrainas u dogjën për vdekje
10:14 Bota
ANALIZA: Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talebanët?
10:03 Bota
Finlanda dhe Estonia thirrje BE-së: Ndaloni vizat turistike për rusët
09:46 Bota
Më të lexuarat
24 oret e fundit
Javen e fundit
E reja tha se ishte marrë peng, Ersida dhe Marjusi të li…
Kërkoi dorëheqjen apo e shkarkoi Rama? Çuçi tregon si qën…
Darkë në Gjirokastër, gazetari befasohet nga ndryshimi dh…
Shikoni këtë foto dhe pastaj hajde merre seriozisht PD-në…
27-vjeçarja italo-shqiptare vret veten në burg, letra pre…
Pornografi artistike në TV-të shqiptare
Blog Tema
“Agron Llakaj qëlloi me automatik, Koço Devole me këmbë përpjetë”, Mitro Çela tregon koncertin për 6 dëshmorët e UÇK
“Vrasësja” ime me shami!
Rama po rishpik vetveten, nuk i mjafton as mandati i tretë
Lajme ekskluzive!
Nëse doni të jeni i pari për t’u informuar mbi lajme ekskluzive, regjistrohuni më poshtë.
Numri juaj i telefonit
REGJISTROHU
Ju mund të ç’regjistroheni në çdo moment.
Powered by Tomorrow.io
Gazeta Tema është një media online e pavarur. Qellimi ynë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Built and Monetized by
Politika
Sociale
Kronika
Ekonomia
Editorial
Antena
Blog
Rajoni
Bota
Kulturë
Sport
Lifestyle
Shëndeti
Dossier
Turizëm
Hi-Tech
Kontakt
Te dhënat personale
Cookies