Në bazën ushtarake të themeluar nga SHBA-ja në qytetin Rzeszow të Polonisë është vënë re një lëvizshmëri pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, transmeton Kosova Post.
Kamera e AA-së ka kapur pamje të personelit ushtarak në bazë, të cilët janë alarmuar teksa ushtarët ngarkojnë automjetet ushtarake dhe po përgatiteshin.
Sipas raporteve, Rusia po shënjestron zonat kryesore në disa qytete të Ukrainës me armë dhe raketa.
Mëngjesin e sotëm u raportuan shpërthime në disa provinca të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev. Disa tanke thuhet se kaluan kufirin me Bjellorusinë për në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se po përdor “armë me precizion të lartë” për të çaktivizuar sistemet e mbrojtjes, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore në Ukrainë.aa