Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të udhëtojë nesër për në Maltë, shkruan KosovaPost.
Pacolli ka shfrytëzuar faqen e tij, në rrjetin social, Facebook për të informuar se do të udhëtojë nesër për në Maltë.
Ai shkroi se do të marrë pjesë në një Konferencë për Paqe dhe Lidhership si dhe do të marrë pjesë në një drekë pune të organizuar nga presidenti i Maltës, George Wella.
“Nesër do të marr pjesë në një Konferencë për Paqë dhe Lidership në Malta. Ndër të tjera, do të takoj disa perfaqësues të shteteve tjera dhe do të marr pjesë në një drekë pune të organizuar nga Presidenti i Maltës George Wella”, ka shkruar Pacolli.
Ndërkohë në Maltë, ka shkuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Përveç takimit me homologun, presidentin Vella, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.
Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Presidentja Osmani do të jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe.
Postimi i Pacollit: