Presidentja ka deklaruar se ka banesë, garazh kolektive, shtëpi dhe banim në varg në emër të bashkëshortit të saj.
Banimin në varg siç ka thënë ajo, e ka blerë në vitin 2023 me vlerë hiç më pak se 520 mijë euro.
Po ashtu, Osmani ka deklaruar se ka një parcelë tokë si dhe një banim në varg (i papërfunduar) në pronësi të përbashkët.
Ajo ka thënë se ka edhe një veturë Mercedes Benz, në pronësi të bashkëshortit në vlerë të 12 mijë eurove.
Presidentja po ashtu ka deklaruar se ka 294 euro para të kursyera.