Numri shtatëmbëdhjetë në linjën kalendarike të muajit shkurt shënon pavarësinë, si koncept e jetësim të shenjuar me shekuj.
Shkruan: Lumi Hajra
Sikundër që, kjo datë është mes dy simbolikave: dashurisë së katërmbëdhjetë shkurtit dhe luftës së familjes Jashari në fillimmars. Pra, paravarësia e paraprirë nga dashuria, pasohet nga lufta, si rikujtim gjithherë. Kështu, qëndresa e këtij mëtimi shpeshherë si motiv, sprovohet me dashurinë e individit e luftën e shoqërisë; kalitet me ndjenjën për të dashuruar e veprën për të luftuar për paqen.
Zemra, qenia e trupi si paralele për dashurinë, lirinë e luftën.
Dashuria si ndjenjë ka bërë të mundshme luftën si përjetim, me pavarësinë si ndjesi. Ngjizja e këtyre koncepteve ngjeshë relacionin emocion – mendim – sakrificë, gjegjësisht do të thotë mishërim ku mbinë racionalja (lexo: të qenit i lirë) mbi substratin e sensitives (lexo: dashurisë) në terrenin e të padëshiruarës (lexo: luftës) si domosdoshmëri e ekzistencës.
Dashuro ambiciet, duke luftuar për to!