Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të dielën se Greqia ka ndërmarrë veprime për të siguruar furnizime të mjaftueshme me energji gjatë dimrit në rast të ndërprerjes së rrjedhave të gazit rus në vend, transmeton KosovaPost.
“Ne jemi gati për skenarin më të keq të mundshëm që është Rusia që të ndalojë rrjedhat e gazit natyror,” tha Mitsotakis në një konferencë shtypi në qytetin verior të Selanikut.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mitsotakis, i cili tha se qeveria greke në tetor do nisë bisedimet për të blerë gaz nga Serbia.
“Pavarësisht nga vendimet europiane, qeveria greke, me iniciativën e saj, do të nisë në tetor bisedimet për të blerë gaz nga Serbia. Kjo skemë do të funksionojë deri në një vit, tha kreu i qeverisë.
Për muajin tetor dhe nëntor, familjet do të përfitojnë 50% zbritje për çdo rritje të konsumit mbi 300 Kwh.
Fitimet shtesë të kompanive energjetike të realizuara gjatë krizës energjetike do të taksohen me 90%.
Duke i përshkruar masat si një “ndërhyrje e dyfishtë e shtetit” në tregun e energjisë Mitsotakis tha se qeveria po vendoste një kufi indirekt mbi çmimet e energjisë.
Sipas autoritetit statistikor të Greqisë, inflacioni arriti nivelin më të lartë të 26 viteve prej 8.9%, i cili përfshinte një rritje prej 30% të kostove për qiranë, energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin.
Për të luftuar inflacionin në rritje, një muaj më parë qeveria njoftoi se do të rriste edhe pagën minimale në 713 euro e cila është e dyta herë për këtë vit./KosovaPost/.