Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe në Prekaz.
Këtë e bën të ditur Enver Hoxhaj përmes Facebook, ndërsa ndanë edhe disa fotografi nga ky aktivitet.
“Sot, në fillimin e Ditëve të Epopesë së UÇK-së, për homazhe në Prekaz dhe Marinë, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi”.