Partia Demokratike e Kosovës sot do të dorëzojë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale për menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Këtë e bëri të ditur deputetja nga radhët e këtij subjekti politik, Ariana Musliu-Shoshi.
“Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Koha: 11:00 Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shoshi në Facebook.