Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i komisionit hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.
“Sa i përket angazhimit tonë, ju e dini se në vazhdimësi e kemi ngritur një çështje që është sensitive e që qeveria i ka ikur kësaj. Ne e kemi ngritur çështjen e humbjes së mostrave të Astrit Dahirit dhe kthimit të tyre. Propozimi ynë është që të themelohet Komision Hetimor për zbardhjen e kësaj çështje. Nëse Kuvendi do të hezitojë ta hetojë ne do të iniciojmë seancë tjetër me 40 nënshkrime. Është mirë që qytetarët të njoftohen për humbjen e këtyre mostrave”, ka theksuar Tahiri.
Sipas tij, komision hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.