Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    Haziri: Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv!

    Haziri tregon arsyen pse i është futur politikës

    Lajçak nesër në Kosovë, Kurti e konfirmon takimin me të

    Lajçak nesër në Kosovë, Kurti e konfirmon takimin me të

    Sonte pritet të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

    Sonte pritet të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

    Ndërron jetë nga COVID-19 ish-deputeti i Partisë Demokratike

    21 viktima dhe 952 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Digjet një banesë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë

    Digjet një banesë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë

    Hoxhaj: Fetahu është ai që do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar që 20 vjet

    Hoxhaj: Barbaria serbe në pamundësi të ballafaqohej me UÇK-në, kreu masakra të tmerrshme

    Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik

    Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik

    Osmani dhe Kurti takojnë babain e 4 dëshmorëve

    Osmani dhe Kurti takojnë babain e 4 dëshmorëve

    21 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve

    21 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 27 shkurt

    Kështu duket sot vendi ku u bë fotoja e Windows XP

    Kështu duket sot vendi ku u bë fotoja e Windows XP

    Kalendari historik, 27 tetor

    Kalendari historik, 26 shkurt

    Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët: Kultura shqiptare e poshtëruar nga Ministria e Kulturës

    Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët: Kultura shqiptare e poshtëruar nga Ministria e Kulturës

    Babai e ‘kërcënon’ Meghan Markle, këto janë masat që do i merr kundër saj (Foto)

    Çmimi marramendës, fustani i Meghan Merkle për të cilin flet e gjithë bota (Foto)

    Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh, ky është çmimi

    ‘S’do isha ky që jam pa ty’, Justin Bieber emocionon me fjalët për bashkëshorten

    ‘S’do isha ky që jam pa ty’, Justin Bieber emocionon me fjalët për bashkëshorten

    Kalendari historik

    Kalendari historik, 25 shkurt

    ‘Kjo jam unë’, Loredana prezanton veten pa make up (Foto)

    ‘Kjo jam unë’, Loredana prezanton veten pa make up (Foto)

    Kalendari historik, 6 nëntor

    Kalendari historik, 24 shkurt

    Aksidentohet me makinë ylli i golfit

    Aksidentohet me makinë ylli i golfit

    Ambasadori gjerman takon Goran Rakiqin pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

    Ambasadori gjerman takon Goran Rakiqin pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

PDK: Nuk heshtim përballë propagandës së oligarkut Ekrem Lluka dhe pazareve të tij me Albin Kurtin

1 muaj më parë
në Kryesore, Lajme
PDK: Nuk heshtim përballë propagandës së oligarkut Ekrem Lluka dhe pazareve të tij me Albin Kurtin
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i shtabit të PDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi përmes një konference për media ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin dhe çdo platformë mediale që është në pronësi të oligarkut të të gjitha sistemeve, para dhe pas luftës në Kosovë, Ekrem Llukës.

Gjoshi ka thënë se zyrtarët e PDK-së nga sot nuk do të marrin pjesë në asnjë debat politik të Radiotelevizionit Dukagjini, i cili ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por tashmë e ka arritur kulmin.

Duke falënderuar të gjitha mediat në Kosovë, të cilat po vazhdojnë ta ruajnë korrektësinë, etikën mediale dhe raportimin objektiv, Gjoshi ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovs nuk do të heshtë më përballë manipulimeve mediale dhe presionit të pronarëve të tyre, që për shkak të marrëveshjeve të pista biznesore abuzojnë me hapësirën publike, duke u bërë mjet propagandues të Albin Kurtit, përfshirë këtu specifikisht televizionin e Ekrem Llukës.

Lexo Edhe:

A do t’ia bëjë PDK’ja kuorumin VV’së për zgjedhjen e Osmanit presidente?- Deklarohet Bekim Haxhiu

Ambasadori gjerman reagon ashpër për sulmin ndaj djalit të Rashiqit

“Për ta mbështetur këtë që po e themi, ju njoftojmë se personi përgjegjës për menaxhimin e rrjeteve sociale të televizionit Dukagjini, me inicialet H.S., është person përgjegjës edhe për menaxhimin e rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të televizionit Dukagjini menaxhohen nga i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje.”, ka thënë ai.

Për më tepër, lexojeni fjalimin e plotë të Gjoshit:

Të nderuar gazetarë,

Faleminderit që keni ardhur.

Ju kemi thirrur në këtë konferencë për t’ju njoftuar që Partia Demokratike e Kosovës nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin dhe me çdo platformë mediale që është në pronësi të oligarkut të të gjitha sistemeve, të para dhe pas luftës në Kosovë, Ekrem Llukës.

Nga sot, asnjë përfaqësues i PDK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë debat politik apo çfarëdo emisioni tjetër në këtë televizion propagandues dhe manipulues. Përjashtim bëjnë vetëm ato debate që tashmë janë xhiruar gjatë ditëve të kaluara.

Radiotelevizioni Dukagjini ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por kjo gjë tashmë e ka arritur kulmin.

Ekrem Lluka dhe Albin Kurti janë bërë bashkë, krejt e njëjtë, të pandashëm dhe të bashkuar krejtësisht për qëllime të pista dhe biznesore. Për ta mbështetur këtë që po e themi, do të shpalosim ditëve në vijim dëshmi të mjaftueshme.

Sa për fillim, sot ju njoftojmë se personi përgjegjës për menaxhimin e rrjeteve sociale të televizionit Dukagjini, me inicialet H. S., është i njëjti person përgjegjës edhe për menaxhimin e rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, llogaritë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të televizionit Dukagjini menaxhohen nga i njëjti person, i njëjti ekip, nga e njëjta zyre dhe me të njëjtat pajisje.

Kjo dëshmon për koordinim të ngushtë të tyre, deri në detaje, për propagandim politik, që njëkohësisht është edhe koordinim i afërt i Ekrem Llukës me Albin Kurtin.

Ky koordinim po bëhet me të njëjtin qëllim: manipulim, mashtrim dhe trillim, në funksion të propagandës për Vetëvendosjen dhe këtë fakt duhet ta dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Në funksion të kësaj shkojnë edhe sondazhet e dizajnuara nga Albin Kurti me Armend Mujën, rrogëtarin e deridjeshëm të oligarkut Ekrem Lluka, të cilët duket se e kanë kapur së bashku edhe Kolegjin Riinvest dhe financuesit e tij, duke i instrumentalizuar tërësisht për qëllimet e tyre politike.

Duke u bazuar në të gjitha këto, Partia Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të rrinë larg ekraneve të TV Dukagjinit dhe t’i shmangen propagandës së paskrupullt të tyre.

Shndërrimi i mediave në instrumente të propagandës partiake është praktikë e diktatorëve autoritarë dhe sitemeve totalitare që kanë qëllim final shkatërrimin e demokracisë. Por, këtë qëllim të Albin Kurtit e të Ekrem Llukës ne s’do ta lejojmë që të jetësohet kurrë!

Për arsyet e koordinimit të afërt të oligarkut Ekrem Lluka dhe Albin Kurtit, ne do të flasim edhe ditëve të ardhshme, duke zbuluar gjithçka që qëndron pas këtij pazari.

Qytetarët e vendit tonë e dinë që biografia e oligarkut Ekrem Lluka është shumë misterioze dhe ka shumë pikëpyetje.

Por, megjithatë, Ekrem Lluka duhet t’u japë përgjigje të gjitha këtyre pikëpyetjeve, përfshirë deklaratat që tash e 25 vjet qarkullojnë në Kosovë, se ai ka qenë i vetmi shqiptar pjesëmarrës në dasmën e kriminelit famëkeq serb, Arkanit, në vitin 1995, duke u bërë krushk i tij. Për këtë e për shumë pyetje të tjera, përgjigjet ekzistojnë dhe ato duhet t’i dijnë të gjithë.

Por, para së gjithash, ai duhet të japë përgjigje sot edhe për qëllimet dhe pazaret që e lidhin me Albin Kurtin, të cilat e kanë dërguar atë në prehërin e tij.

Partia Demokratike e Kosovës e çmon dhe e vlerëson lart lirinë e fjalës dhe pavarësinë e mediave. Po ashtu, jemi mirënjohës për panelistët dhe gazetarët që po vazhdojnë të ruajnë korrektësinë profesionale dhe paanshmrinë e tyre.

Si gjithmonë, Partia Demokratike e Kosovës do të jetë bashkëpunuese me të gjitha mediat e pavarura, duke e vlerësuar lart mendimin kritik, si vlerë e rëndësishme demokratike. Por, asnjëherë nuk do t’i pranojë dhe nuk do të heshtë para manipulimeve si këto të llojit të TV Dukagjinit.

Po ashtu, si subjekt politik i bëjmë thirrje Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur të Mediave, që ta dënojnë maskimin e TV Dukagjinit, këtij instrumenti të propagandës së Vetëvendosjes, si media e pavarur.

Juve ju falënderoj për mbulimin e aktiviteteve tona, për bashkëpunimin dhe për raportimin korrekt që keni pasur deri më tash.

Mirë u pafshim në konferencat e ardhshme!/KosovaPost/

Etiketat: PDKReagim
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Bale deklarohet pas dy golave dhe asistimit: Kam qenë i lumtur prej se jam kthyer te Tottenhami

Bale deklarohet pas dy golave dhe asistimit: Kam qenë i lumtur prej se jam kthyer te Tottenhami

28 Shkurt, 2021
Haziri: Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv!

Haziri tregon arsyen pse i është futur politikës

28 Shkurt, 2021
Lajçak nesër në Kosovë, Kurti e konfirmon takimin me të

Lajçak nesër në Kosovë, Kurti e konfirmon takimin me të

28 Shkurt, 2021
Pse pikërisht Kosova duhet të ndërmarrë një hap ndryshe vendeve të BE-së? 

Pse pikërisht Kosova duhet të ndërmarrë një hap ndryshe vendeve të BE-së? 

28 Shkurt, 2021
Sonte pritet të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Sonte pritet të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

28 Shkurt, 2021

Tjera nga rubrika

Spitali i Pejës ‘vërshohet’ nga pacientët e infektuar me koronavirus, 3 pacientë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 56 pacientë me Covid-19, 14 në gjendje të rëndë

09:08

KMDLNJ: Vendet e rezervuara në Kuvend po rrezikohen nga Beogradi

KMDLNJ: Vendet e rezervuara në Kuvend po rrezikohen nga Beogradi

13:03

Shfuqizohet vendimi i Trump, Presidenti Biden rihap dyert për ‘green card’

Shfuqizohet vendimi i Trump, Presidenti Biden rihap dyert për ‘green card’

08:18

Është koha e fundit për ndryshime edhe tek ne!

Mustafë Bajrami: Vërtetë jemi popull human, dhe kemi një polici shembullore

10:51

Milaim Zeka: Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale

Milaim Zeka: Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale

16:29

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.