Ministri i Bujqësisë njëherit bashkëkryetari i partisë Guxo i ka reaguar ashpër ish-kryetarit të LDK-së i cili e quajti ministen Gërvalla fallgjore dhe marionetë të Vetëvendosjes.
Peci e ka quajtur faqezi Mustafën thënë se është marionetë e Hashim Thaçit dhe se është pikërisht Mustafa që ia ka ndalë financat presidentit Rugova duke tentuar t’i vendosë lakun, kundër njeriut që i doli përballë Serbisë.
“Isa Mustafa e paska quajtur Donika Gërvallen fallxhore dhe marionetë të Vetëvendosjes.
Isa ky marionetë e PDK-së dhe Hashimit, ky faqezi po thotë lereni të qetë Rugoven, të cilin nuk e la të qetë ai për së gjalli, duke i ndalur financat e duke tentuar t’i vendosë lakun, kundër njeriut që i doli përballë Serbisë”
Peci ka thënë se është pikërisht Isa Mustafa që ka shkatërruar çdo vlerë njerëzore e morale në politikë duke sulmuar Doniken me datën 17 janër në përvjetorin e vrasjes së babait të saj ndërsa ka thënë se ai kur ai në kalendarin e datave të rëndësishme ka datat e lindjes së Titos dhe Rrahmon Morinës.
“Ky që shkatërroi çdo vlerë njerzore e morale në politikë, moralizon duke e sulmuar çdo përsonalitet me dinjitet e duke mos e kursyer e lënë të qetë Donikën me datën 17 janar. Por, çfarë din Isa për datat dhe figurat kombëtare, kur ai në kalendarin e datave të rëndësishme ka datat e lindjes së Titos dhe Rrahmon Morinës.
Isa ky nënkontraktor i PDK-së që nuk ka shpirt me e kuptu që dikush zhvillon partneritet e këtë partneritet e shpalosë hapur e cep më cep…
Dikur ishte streha e mashtrimit dhe manipulimit duke i shpallë luftë të pakompromisë oponentëve e duke përfunduar në shtratin e Hashimit, i lagur e marruar që përfundoj karrieren politike si struciii i friksuar” ka shkruar Peci në Facebook