Departmenti i Mbrojtjes i SHBA-së i ka shprehur ngushëllime Turqisë për rrëzimin e helikopterit ushtarak turk javën e kaluar, transmeton Kosova Post.
“Departmenti i Mbrojtjes është i pikëlluar nga rrëzimi tragjik i helikopterit javën e kaluar, që rezultoi me humbjen e ushtarëve turq në Turqinë juglindore”, shkroi John Kirby në twitter, sekretar për media i Pentagonit.
“Ne i shprehim ngushëllimet më të thella aleatit tonë të NATO-s, Turqisë, për jetët e humbura dhe dëshirojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, shtoi Kirby.
Të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, u martirizuan dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi helikopteri ushtarak u rrëzua në provincën lindore Bitlis. Të premten, një shërbim funerali u mbajt në kryeqytetin Ankara, ku morën pjesën edhe presidenti turk dhe zyrtarë të tjerë të lartë.(AS)