Veprimtari i çështjes kombëtare dhe atdhedashësi, Pajazit Jashari, ka shfrytëzuar llogarinë e tij, në rrjetin social, Facebook që të shpalosë disa detaje për Behgjet Pacollin, shkruan KosovaPost.
Jashari ka thënë se Behgjet Pacolli i ka ‘tradhëtuar’ shumë qytetarë, kështu duke ua ‘ngrënë flinë’ e për të ‘mos ua shtru rrugën’.
Postimi i plotë:
“Për ” bacën Behxhet” të komandant Çelikut( Fatmir Limës).
” E bleva Kosovën 50 milion D.mark, nga Millosheviçi, por më tradhëtoj Rugova”, Behxhet Pacolli.
Në odën e Mehmet Begollit në Tërrnavē me plot 50 dëshmitarë.
E pyeta shokun tim të fëmijërisë: – cili vit ishte dhe çfar pozicioni politik ka pasur në shtet, Behxhet Pacolli. Mehit, siç e thërtas unë- më tha nuk më kujtohet por ta siguroj nesër informacionin, he atij………veç na rrejti na e hengër flinë e mishin dhe kurrë nuk na e shtroj rrugën.
Nesër ju tregoj vitin dhe pozicionin e ” bacës Behxhet” por po qe nevoja edhe dëshmitarët.
Flija e mishi dhe ca vota u kullufitën e rruga ngeli aty ku ishte.